Ndodh në ‘Grammy’/ Reperi përfundon në pranga pasi fiton 3 çmime

0

‘Grammy Awards 2024’ ishte një mbrëmje yjesh e çmimesh të rëndësishme, por prapaskenat nuk janë dhe aq të këndshme. Mediat e huaja raportojnë se reperi amerikan Killer Mike është vënë në pranga pasi është përfshirë në një përplasje fizike pak pasi fitoi tre çmime ‘Grammy’.

Lajmi është bërë i ditur nga policia rajonale e Los Angeles. Incidenti ka ndodhur brenda Crypto.com Arena ku u mbajt ceremonia.

Ai po hetohet në gjendje të lirë dhe seanca e radhës është caktuar  në fund të këtij muaji. Videoja nga vendi i ngjarjes tregonte momentin kur Killer Mike, emri i vërtetë i të cilit është Michael Render, shoqërohej në pranga nga oficerët e policisë.

Theksojmë se incidenti i pakëndshëm ndodhi menjëherë pasi reperi dhe aktivisti politik fitoi tre çmime Grammy, të parat e tij për 20 vjet.

Kënga e tij Scientists & Engineers, me André 3000, Future dhe Eryn Allen Kane, fitoi çmime për këngën më të mirë rep dhe performancën më të mirë rep.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu