Sulm terrorist para Gjykatës në Stamboll, disa të plagosur

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Turqi, ku një sulm i armatosur para gjykatës Çaglayan në Stamboll, ka lënë disa persona të plagosur.

Sipas mediave vendase, sulmi është kryer nga dy persona, ndërsa të plagosur kanë mbetur 6 persona, 3 prej tyre efektivë policie.

Në deklaratën e tij ministri Yerlikaya tha se “është konstatuar se tradhtarët e neutralizuar të quajtur EY dhe PB janë anëtarë të organizatës terroriste DHKP/C”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu