“Nuk kam qenë mirë nga trutë e kokës”/ Gruaja e Asqeri Mandrit mohon akuzat

0

Në një komunikim me gazetarët, bashkëshortja e 34-vjeçarit Asqeri Mandri, ka mohuar deklaratën që ka bërë në polici ku shprehej se prej disa kohësh dhunohej dhe mbahej e vëzhguar me kamera nga bashkëshorti i saj.

Ajo shprehet se kamerat i ka vendosur vetë dhe se nuk ka qenë asnjëherë i dhunuar nga i shoqi.

E pyetur se përse e ka denoncuar dhe ka deklaruar të kundërtën në polici, ajo u shpreh: “Nuk kam qenë mirë nga trutë e kokës”.

Gruaja: Nuk ka asnjë lloj dhune. Siç zihen krejt çiftet. Ku e gjete ti të drejtën të shkosh tek shtëpia. Kamerat i kam vënë vetë.

Pse ke thënë që më ka kontrolluar?

S’kam qenë mirë nga trutë e kokës.

Pse ua ka thyer vëllai juaj telefonin?

E kam thyer vetë. E theva për qejf.

A e ke tradhtuar?

Jo.

Je e sigurt?

Po shumë e sigurt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu