Përshtatën ambientet për lojëra fati, dy të arrestuar në Tiranë

0

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të cilët kishin përshtatur ambientet e disa subjekteve  për organizimin e lojërave të fatit, si dhe ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularëve.

Po ashtu ka nisur procedimi penal ndaj një personi tjetër. Gjatë kontrollit fizik në ambiente, policia gjeti dhe sekuestroi 3 celularë që shërbenin për vënien e basteve sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu