Ditën e sotme, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar kanë vënë në pranga shtetasin me inicialet L.Xh., i cili nëpërmjet mashtrimit se do t’i siguronte pasaportë bullgare një shtetasi, përvetësoi 215 mijë euro.
Policia ka bërë të mundur kapjen dhe vënien në pranga të autorit, si dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 108,600 euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i DVP Tiranë:
DVP Tiranë
Finalizohet nga Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale operacioni policor i koduar “Transporter”.
Përvetësoi 215 000 euro, nëpërmjet mashtrimit, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.
Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale 108 600 euro.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në baahkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Transporter’.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi i shtetasit L. Xh., 38 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën 215 000 euro, nga një 26-vjeçar,me pretekstin se do ti siguronte atij nxjerrjen e pasaportës bullgare, si dhe do ta bënte aksioner, në një kompani private në Turqi.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 108 600 euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.