Vijon prej 2 orësh zjarri në Orikum të Vlorës, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve! Rrezikohet një banesë

0

Disa vatra zjarri kanë përfshirë disa zonë në vend, ku më problematike paraqitet situata në Orikum të Vlorës.
Zjarri në Orikum vijon të jetë aktiv që prej orës 19:00, duke rrezikuar edhe një banesë pranë.

Së fundmi ka një përhapje edhe më masive të flakëve që vijojnë prej 2 orësh që favorizohet dhe nga era e fortë.

Ndërkohë rikujtojmë se vatra zjarri kanë përfshirë edhe pyllin e Sodës, i cili po ashtu po përhapet me shpejtësi për shkak të erës.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 3 automjete dhe 20 forca zjarrfikëse, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të situatës. Zjarri dyshohet i qëllimshëm i vendosur nga persona në zonë.

Një tjetër zjarr është raportuar edhe pranë fshatit Gllavë të Memaliajt, ku flakët kanë përfshirë një zonë pyjore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu