Autoritetet ekuadoriane kanë sekuestruar 122 pako kokaine që kapnin vlerën e 7.3 milionë dollarëve.
Mediat vendase raportojnë se disa prej pakove mbanin një logo me flamurin shqiptar.
Operacioni u krye në provicën El Oro ndërsa në pranga u vu një 37 vjeçar Jonathan M., i cili u kap në flagrancë teksa po transportonte drogën me një kamion.
Sipas autoriteteve, droga do të dërgohej në Evropë.
Agjentët e Policisë Kombëtare të El Guabo vunë re dy kamionë të dyshimtë dhe një furgon dhe kërkuan që të ndalonin.
Njëri prej shoferëve, në tentativë për t’u larguar, u përplas me një fabrikë bananesh dhe arriti të largohej përmes plantacioneve.