Të shtëna me armë te “rruga e Elbasanit’, një i plagosur në Tiranë (EMRI)

0

Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me një të plagosur në Tiranë.

Ngjarja është regjistruar te Rruga e Elbasanit, rreth orës 17:35.

Sipas policisë, shtetasi Amarildo Kamberi, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Xh. K., rreth 47 vjeç, (fqinj me njëri-tjetrin).

47-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu