“Për vitin 2024, angazhimi ynë është që më herët se sa data 31 dhjetor 2024, të përfundojmë plotësisht vetingun edhe për 10% të subjekteve të mbetur të cilët janë duke iu nënshtrua këtij procesi. Kjo me qëllim që, vendimet të arsyetohen me shkrim nga trupat gjykuese dhe t’u njoftohen palëve, duke u garantuar subjektiv dhe Komisionarëve Publikë të drejtën e një ankimi efektiv ndaj vendimeve të Komisionet e më pas t’i përcillen për shqyrtim Kolegjit të Posaçëm, të Apelimit, si shkallë e dytë përfundimtare e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Por duke qenë se viti 2024 është viti i fundit tonë, shqetësim mbetet mungesa e rregullimit ligjor të statusit të komisionerëve pas mbarimit, çka pasjellë pasiguri juridike dhe asnjë garanci ligjore personale të anëtarëve të këtyre institucioneve kushtetuese, sikurse Kushtetuta ua njeh gjatë ushtrimit të duke i barasvlerësuar në status me anëtarin e Gjykatës së Lartë”, thuhet në kërkesën e tyre.