Plagosi kunatën me thikë, arrestohet menjëherë 69-vjeçari

0

Një 69-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e vëllait, në Dimal. Policia njofton se ka bërë të mundur ndalimin e 69-vjeçarit, i cili rezulton me probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë, 60-vjeçarja e plagosur ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i poliscisë:

“Dëmtoi me mjet prerës (thikë), në rrugë, bashkëshorten e vëllait, Policia kap dhe ndalon menjëherë autorin e dyshuar (shtetas me probleme mendore).

Sekuestrohet mjeti prerës.

Sapo janë njoftuar se mesditën e sotme, në një rrugë të fshatit Drenovicë, një shtetas kishte dëmtuar me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e vëllait të tij, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit.

Menjëherë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. (M). O., 69 vjeç (shtetas me probleme mendore), i cili kishte dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasen L. O., 60 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën.”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu