Policia britanike arrestoi një grua, e cila dyshohet se është autorja e vrasjes së tre fëmijëve të mitur, të cilët u gjetën pajetë në ambientet e brendshme të një banese në Bristol.
Gruaja 42 vjeçare, që është vënë në pranga, nuk ka lidhje me fëmijët dhe është dërguar në një spital psikiatrik për të vlerësuar gjendjen e saj mendore.
Fqinjët thanë se fëmijët ishin të gjithë nën 10 vjeç, më i vogli një foshnjë.
Policia e Bristol reagoi për ngjarjen e rëndë dhe iu shprehu ngushëllimet familjeve të fëmijëve të vrarë, ndërsa vazhdojnë hetimet për ngjarjen.