Ashtu siç është paralajmëruar, tubimi do të nisë në orën 17:30, para Kryeministrisë, në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Sali Berisha, figura kryesore e opozitës, nuk do të marre pjesë fizikisht në këtë tubim, pasi ndodhet në arrest shtëpie.
Megjithatë, mësohet se Berisha do të flasë përmes teknologjisë në protestë.
Data e zgjedhur, 20 shkurt, ka një rëndësi simbolike, përkon edhe me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, dhe sipas organizatorëve të protestës, kjo ditë shënon një pikë kthese për pluralizmin në vend.
Nga qyteti i Elbasanit pritet të nisin rreth 1400 persona drejt kryeqytetit.
Nisja me makina është e nevojshme pasi autobusët lejojnë transportimin deri në “TEG”.
Protesta ka sjellë në gatishmëri një numër të madh forcash policore, përfshirë 1100 forca të policisë, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, të cilat do të jenë në terren për menaxhimin e mbarëvajtjes së protestës.
Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA, autobotë me ujë për raste incidentesh, dhe kamera me rezolucion të lartë të instaluar nga policia për monitorimin e situatës.
Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara 2 orë para fillimit të protestës deri në përfundim të saj janë:
- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
- Sheshi “Nënë Tereza”
- Rruga “Ismail Qemali” nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”
- Rruga “Papa Gjon Pali II”
- Bulevardi “Zhan D’Ark”
- Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.