Ratifikimi i marrëveshjes së emigrantëve, reagon Meloni: Faleminderit kryeministrit Edi Rama

0

ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar në lidhje me ratifikimin e marrëveshjes së emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë. Ditën e sotme Kuvendi ratifikoi marrëveshjen e emigrantëve mes dy vendeve. Meloni në reagimin e saj ka njoftuar se Kuvendi e ka ratifikuar marrëveshjen ku falenderon Ramën dhe institucionet për bashkëpunimin.

Reagimi i plotë:

“Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Italinë kundër imigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Falenderojmë kryeministrin Edi Rama, institucionet dhe popullin shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimin”, shkruan Meloni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu