Vranë babë dhe e groposën në oborr, lihen në burg tre fëmijët!

0

Me pranga në duar tre fëmijët e Pëllumb Metës, të cilët më 10 shkurt vranë babain e tyre dhe më pas e groposën, janë njohur këtë të hënë me masën e sigurisë.

Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për Hysen, Amarildon dhe Hygerta Metën, të cilët akuzohen për vrasjen e babait të tyre, 49 vjeçarin, Pëllumb Meta.

Në seancën e sotme tre fëmijët e viktimës u braktisën nga të gjithë të afërmit, ku asnjë prej familjarëve të tyre nuk ndodhej në sallën e gjyqit.

Para togave të zeza, Hysen Meta ka hedhur poshtë deklaratën e bërë më herët ku pranoi se autori i vrasjes së të atit ishte ai. 25-vjeçari ndryshoi dëshminë e tij duke hedhur akuza në drejtim të motrës se ajo e ka kryer aktin makabër, duke vrarë me 4 plumba babain dhe jo ai. 25-vjeçari theksoi se e motra e vrau pasi i ati donte ta fejonte me zor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu