“Plani i rritjes ekonomike”/ Samiti përfundon punimet, pjesëmarrësit realizojnë foton familjare

0

TIRANË- Ka përfunduar punimet samiti BE- Ballkani Perëndimor që u mbajt në Tiranë. Pas mbylljes së samitit, pjesëmarrësit kanë realizuar foton familjare.

Në fokus të samitit të sotëm ishte zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, si edhe rrugëtimi i vendeve të rajonit në Bashkimin Europian.

Si përfaqësues i BE-së, ishte komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ndërsa presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen nuk do të jetë e pranishme. Mësohet se Kosova në samitin e sotëm do të përfaqësohej nga kryeministri Albin Kurti, i cili nuk do të marrë pjesë fizikisht, por do të marrë pjesë një video-lidhjeje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu