Aksident në qendër të Tiranës, përplasen 2 automjete! Drejtuesi i ‘benz’-it largohet me vrap nga vendngjarja

0

TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të kryeqytetit, pranë Piramidës. Mësohet se janë përfshirë 2 automjete, një ‘benz’ dhe ‘fiat’ që kanë pësuar dëme të shumta materiale

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Por drejtuesi i automjetit tip ‘Benz’ që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu