Aksident në aksin Elbasan-Peqin, tre të lënduar

0

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”. Drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i këtij automjeti dhe dy pasagjerë që udhëtonin me të (familjarë të tij).

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu