Elbasan/ Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme

0

•Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 65 vjeç, banues në Librazhd, pasi pasditen e djeshme, në qytetin e Librazhdit, me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin B. D., duke shkaktuar dëme materiale.

•Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. P., 54 vjeç, banues në Cërrik, pasi pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Gostimë-Cërrik”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

•Specialistët për Hetimin e Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. T., 42 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Çlirimi”, duke parkuar automjetin, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar lehtë me gomën e automjetit, në këmbë, një 36-vjeçare. Gjithashtu, dyshohet se shtetasja E. T. e ka kanosur me fjalë, 36-vjeçaren.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu