Ekzekutohet në Gjermani boksieri shqiptar Berat Nimani

0

Boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vëllai i të ndjerit, Berat Nimani, përmes një postimi në rrjete sociale.

“Sot ne një prit ne Bielefeld te Gjermanisë është vra vllau im Besar Nimani.

Ishalla Zoti na bashkon ne xhenet me ta.

Përjet e mot krenar me ty, shpirtin me ta marr tradhitisht kan mujt vra por me poshtru kurr askush.

Te dua”, shkroi ai.

Gazeta gjermane “BILD” jep detaje në lidhje me këtë vrasje.

Një dëshmitar thotë se një grup prej pesë apo gjashtë personash ishin të ulur në një kafene, ku papritmas u dëgjuan të shtëna armësh deri në pesë apo tetë herë.

“Isha i ulur në kafenenë De Lorenzo Galateria Italiana. Në atë moment dëgjova të shtëna. Më pas policia rrethoi gjithçka. Sido që të jetë, keq që autorët (ishin të paktën dy të tillë, kaluan me vrap) dhe ende po vrapojnë lirshëm. Dhe ajo që më duket më e keqja nga të gjitha është se diçka po ndodh në qytetin e bukur e të vjetër”, ka shkruar një dëshmitarë në rrjetet sociale.

Gjatë boksit profesionist ai zhvilloi 27 ndeshje, shënoi 26 fitore dhe barazoi një herë dhe asnjë humbje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu