Koplik/ Përfshihet nga flakët një automjet për shkak të një shkëndije elektrike, vetëm dëme materiale

0

Mesditën e sotme, një automjet, i cili i përket shtetasit A.P., ka marrë flakë dhe është djegur për shkak të një shkëndije elektrike.

Si pasojë e shkëndijës, raportohet vetëm për dëme materiale.

Njoftimi i Policise:

Koplik/Informacion paraprak

Rreth orës 14:05, në aksin rrugor “Rrapsh-Hot”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë dhe është djegur, automjeti me drejtues shtetasin A. P. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore shkakun e djegies.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu