Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Spiten.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar jashtë rruge.
Nga burimet në vendngjarje bëjnë të ditur se në njërin automjet është gjetur i plagosur një shtetas i huj, i cili është transportuar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërsa shtetasi turk që drejtonte mjetin tjetër është nisur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.