Komisioni i Sterilizimit/ Zhupa: Milva Ekonomi ka firmosur në mungesë të Beqajt

0

TIRANË- Deputetja Ina Zhupa ka deklaruar se ish-zv/ministrja Milva Ekonomi ka firmosur për koncesionin në shëndetësi. Duke folur në komisionin hetimor për Shëndetësinë, Zhupa ka thënë se Ekonomi ka firmosur në mungesë të Beqajt. Po ashtu ajo ka theksuar se anëtarët e PS-së duhet që të marrin përgjegjësi dhe të firmosin formularin e deklarimit për konfliktin e interesit.

Pjesë nga Debati:

Ndreca: Mënyra si silleni ju po shfaqni veten si eprorja e të gjithëve ne. Jeni e para mes të barabartësh. Nëse vini me kërkesa individuale, teka e qefe, ky komision nuk do ecë me atë që u doni të impononi. Kemi një rend dite që e keni bërë ju, ne e pranuam, por nuk ju lejon askush të humbni kohën tonë me histori që ju shkojnë ju për mend.

Zhupa: Ndreca është në hall të madh. Duhet ta dijë se ai nuk më të hedhë asgjë në votim sepse është në nënkryetar. Nuk mund të hidhet ligji në votim. Ne e kemi me detyrim të firmosim deklaratën për konfliktin e interesit. Keni qenë avokat i personave të akuzuar për Sterilizimet. Ekonomi ka qenë zv ministre në kohën kur miratoheshin koncesionet dhe është thirrur në prokurori pasi thuhet se ka firmosur. I referohem lajmeve. Ka firmosur në mungesë të zotit Beqaj. Merrni përgjegjësi dhe firmosni formularin e deklarimit. Mos na lini ne dhe publikun me dyshime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu