Aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë, dy të arrestuar! Të gjithë emigrantët ishin pakistanezë, nën 30-vjeç

0

Hetimet për zbardhjen e dinamikës së tragjedisë së djeshme në Këlcyre ku humbën jetën 7 emigrantë të huaj dhe shoferi shqiptar, kanë hyre në fazë të re.

Për llogari të Policisë dhe Prokurorisë Gjirokastër është arrestuar sot Agustin Gjeta 26 vjeç nga qyteti i Shkodrës dhe ndaluar Ramazan Dekovi 23 vjeç po nga Shkodra. Të dy këta persona akuzohen për veprën penale 298/3 te Kodit Penal, për ‘ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve’.

Ndërkaq pas 10 orësh prej aktivizimit të grupit të kriminologeve dhe specialisteve mjeko-ligjore të mbërritur nga kryeqyteti, Report Tv mëson se është zbuluar identiteti i 3 nga 8 viktimave të aksidentit te djeshëm, ndërkohë që për të tjerët ka qenë e pamundur të zbulohet identiteti i tyre.

Behet me dije  se mosha e viktimave që u gjetën ne bordin e shkatërruar te Mercedez-Benzit është poshtë 30 vjeç dhe të gjithë klandestinët kane qene pakistaneze. Per viktimat e paidentifikuar, po bashkëpunohet me Interpolin.

 



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu