Fier/ Ishte dënuar me burg për plagosje, kapet 49 vjeçari i shpallur në kërkim

0

Një 49 vjeçar, i shpallur në kërkim për plagosje me dashje, është kapur nga policia e Fierit.

Mësohet se Duelim Kamberaj është dënuar nga gjykata e Fierit me dënuar me 4 muaj burgim pasi ka dëmtuar me sëpatë një shtetas në vitin 2017.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Duelim Kamberaj, 49 vjeç, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Në vitin 2017, ky shtetas ka dëmtuar me mjet prerës (sëpatë), shtetasin O. M.”, njofton policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu