Një 36 vjeçar në Vaun e Dejës është arrestuar nga policia pasi lëvizte i armatosur.
36-vjeçari është lokalizuar në Fshat të Ri dhe sapo ka parë shërbimet e policisë ka tentuar të largohet.
Ai është ndaluar menjëherë dhe me vete i është gjetur 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të cilën e mbante pa leje.
Arma, krehri dhe fishekët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.