Shantazhonte një grua me pistoletë, arrestohet i riu nga Vlora

0

Geraldo Mëhilli një 22 vjeçar nga qyteti i Vlorës, i cili shantazhonte dhe denigronte një grua rreth 38 vjeçe përmes telefonit, ka rënë ‘pre’ e emisionit ‘Piranja’.

38-vjeçarja me origjinë nga E… ka kërkuar ndihmën e ‘Piranja-ve’ pasi prej disa ditësh i riu nga Vlora i kërkonte në formë presioni t’i dërgonte foto dhe video intime përmes rrjetit social Ëhatsaap.
Gruaja shprehej se këtë të ri nuk e njihte kurrë më parë dhe as nuk e dinte se kush mund të ishte, por fakti që ai e merrte herë pas here në telefon duke I kërkuar favore seksuale, i ishte kthyer asaj në një shqetësim të pashmangshëm.
Geraldo e urdhëronte gruan që të shkonte në tualet dhe t’i dërgonte atij pjesët e saj intime ose në të kundërt do i shkonte asaj në familje dhe do i vriste. Nën presion, gruaja e re i është nënshtruar kushteve të tij.
Ajo tregon se është nënë e dy djemve, dhe ka një familje të shëndetshme dhe kurrsesi nuk do të donte që fëmijët e saj t’i bënin diçka të tillë personave të tjerë.

38-vjeçarja tregon se nga kjo situatë ka kaluar në ankth dhe sa herë ka tentuar dhe vetëvrasje.

‘Piranjat’ udhëtuan drejt qytetit të Vlorës në zonën e Orikumit ku gjetën dhe ambientin ku Geraldo qëndronte. Pasi ‘Piranjat’ ju prezantuan më parë si të afërm të 38-vjeçares ai mohoi çdo gjë duke akuzuar gruan se ajo e shqetësonte.

Edhe pse përballë fakteve ai nuk pranonte asgjë. Kur gazetarët ju prezantuan se kush ishin ai tentoi të largohej duke mos pranuar përsëri asgjë.

Këtu duhej ndërhyrja e uniformave blu për ta shoqëruar më pas 22-vjeçarin në policinë e qytetit të Vlorës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu