Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin Delvinë-Kardhiq.
Ka qenë një grup motoçiklistësh që udhëtonte në zonë, kur në vendin e quajtur Kthesa e Senicës, njëri prej tyre ka dalë nga rruga.
Si pasojë e rënies së motorit, ka humbur jetën Astrit Lamaj, 53 vjeç.
Pavarësisht mbërritjes së autoambulancës në vendin e ngjarjes, nuk është bërë dot e mundur shpëtimi i tij.