Rreshjet e shiut dhe breshërit përfshijnë Tiranën, drejtuesit e mjeteve hasin vështirësi

0

Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë vendin tonë këtë fundjavë. Ashtu si në qytete të tjera të Shqipërisë edhe në Tiranë kanë vërshuar rreshjet e dendura të shiut dhe breshërit. Mesditen e sotme Tirana u përfshi nga moti i keq dhe shtrëngata. Uji ka mbushur rrugët duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Drejtuesit e mjeteve janë detyruar të ulin shpejtësinë për të parandaluar aksidente të mundshme.

Tirana është një ndër disa qytete të cilat hasin problem dhe shqetësime kur moti i keq dhe shirat përfshijnë vendin. Shkak i kësaj janë kanalizimet e dala jashtë funksionit duke bërë kështu që uji të vërshojë në rrugë dhe të shkaktojë problem në qarkullimin e automjeteve dhe jo vetëm. Sipas sinoptikanëve gjendja e paqëndrueshme e motit do të vijojë edhe këtë fundjavë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu