Aksident në Itali, humb jetën shqiptari

0

Një 40-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari humbi jetën tragjikisht të dielën në një aksident me motor, në zonën e Fermo.

Sipas ANSA, një tjetër shqiptar, rreth 40 vjeç mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Ancona.

Dy shqiptarët udhëtonin me Scooter, kur drejtuesi humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua duke gjetur vdekjen.

Autoritetet lokale kanë nisur menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu