Asnjë gjurmë nga 23-vjeçari që vrau efektivin e “Shqiponjave”, RENEA zhvendos kërkimet në një zonë tjetër

0

Forcat RENEA janë zhvendosur në fshatin Havaleas, disa kilometra larg Sulajt, zonë të të cilën banon Azgan Mernica, autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të Shqiponjave Nevruz Cenalia.

Kujtojmë që ditën e sotme pas një debati mes dy të rinjve se kush do të kalonte i pari në një rrugë të ngushtë në fshatin Baltëz, 23-vjeçari Azgan Mernica ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të efektivit Cenalia, i cili ishte nisur për të marrë detyrën.

Autori e qëlloi efektivin e policisë në kokë me një plumb. Më pas ai ka lënë makinën te shtëpia e dajës dhe është arratisur duke ikur nëpër ara.

Drejtori i policisë së Fierit, Lorenc Panganika tha se policia ka gjetur makinën e autorit. Policia vijon kontrollet me dron. Policia e Fierit ofron 30 mijë euro shpërblim lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Baltëz, ku mbeti i vrarë efektivi Novruz Cenalia.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Baltëz, ku u vra me armë zjarri, punonjësi i Policisë (jashtë shërbimit), shtetasi N. C., Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit Azgan Mernica, 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj”, thotë policia.

Gjithashtu mësohet se vëllai i autorit, Kiri Mernica ndodhet ne burg, raporton Vizion Plus. Ndërsa babai i policit të ndjerë kur ka qënë në punë vite më pare ka patur një situatë, por pa përgjegjësi penale. Aktualisht ai punon nën oficer te salla operative

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu