Enkelejda Danaj, 40-vjeç, u ekzekutua me thikë nga bashkëshorti i saj në rrugët e Athinës dhe u gjet e vdekur mëngjesin e së enjtes nga disa kalimtarë. Autori i ngjarjes, Eduard Danaj është vënë në pranga dhe ka treguar detaje të reja të cilat hedhin dritë më shumë mbi vrasjen e kryer.
Mediat greke kanë raportuar se 50-vjeçari ka shkuar në një hotel menjëherë pas krimit për t’u relaksuar. Ai ka ndezur televizorin dhe ka qenë në pritje të lajmeve që do të bëheshin për atë që kishte bërë.
Pak më vonë ai ka dalë për të blerë birra kur është pikasur nga policia dhe është arrestuar menjëherë.
Arrestimi i tij ka qenë i rastësishëm pasi ata nuk e dinin që ai ishte autori i asaj ngjarjeje deri në momentin që 50-vjeçari ka dhënë të dhënat e tij. Sipas raportimeve autori i vrasjes nuk pranon që djali i tij të jetë i pranishëm në ceremoninë mortore të mamasë së tij. Gjithashtu është bërë me dije së ai nuk ka raporte të mira as me vajzën e tij.
Enkelejda Danaj u gjet e vdekur mëngjesin e së enjtes në rrugët e Athinës. Ajo është vrarë nga bashkëshorti i saj 50-vjeçar. Bëhet me dije se 40-vjeçarja ka denoncuar më herët bashkëshortin për dhunë në familje por ai është lënë i lirë nga policia vendase. Në denoncimet e bëra Enkelejda ka thënë se bashkëshorti i saj konsumonte sasi të mëdha alkooli dhe e kërcënonte ate gjatë kohës që ushtronte dhunë mbi të. Hera e fundit që Enkelejda ka denoncuar sërish në polici ka qenë në 7 maj 2024 dhe pritej që burri i saj të dilte para gjyqit me 17 maj.