I dyshuari për atenat ndaj kryeministrit sllovak arrin në gjykatë

0

SLLOVAKI- Personi i akuzuar për tentim-vrasje të kryeministrit sllovak, Robert Fico, ka arritur të shtunën në gjykatë, e cila do të vendosë për masën e paraburgimit.

I akuzuari, i identifikuar nga mediat sllovake si Juraj Cintula, 71-vjeçar, e ka qëlluar me armë Ficon, pas një takimi qeveritar të mërkurën.

Para gjykatës të shtunën janë parë shumë forca policore.

Cintula ka shtënë pesë herë me armë kundër Ficos, ndërsa e ka qëlluar katër herë përfshirë goditjen në abdomen teksa kryeministri ka qenë në afërsi të mbështetësve të tij, pas takimit qeveritar të zhvilluar në qytezën Handlova.

Fico është dërguar në spital me helikopter dhe i është nënshkruar një operimi për pesë orë.

“Nëse do të goditej vetëm disa centimetra më lart, do të goditej mëlçia e kryeministrit”, ka thënë ministri i Brendshëm sllovak, Matus Sutaj Estok për mediat lokale.

Fico, i cili është në pushtet prej kur partia e tij popullsite e qendrës, Smer, i ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në vjeshtën e vitit të kaluar, e ka pasur edhe një tjetër operim dyorësh të premten.

“Pacientit i është kthyer vetëdija, gjendja e tij është stabile, mirëpo është ende në zonën për kujdes intensiv” kanë thënë zyrtarë të spitalit në qytetin sllovak Banska Bystrica.

Gjykata në Pezinok do të shqyrtojë kërkesën e prokurorit që Cintula të jetë në paraburgim, pasi është akuzuar për tentim-vrasje me paramendim./REL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu