Babai plagosi vajzën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në Lushnjë, ku babai plagosi rëndë të bijën dhe më pas vrau veten.

I afërmi i familjes ka treguar se 40-vjeçarja ishte e divorcuar, ndërsa fëmijët qëndronin me babain e tyre.

“Se si kanë qenë ata nuk e di. Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte mbajtur dhëndri. Vajza jetonte vetëm në Tiranë. Unë e kam baxhanak. Nuk e di si i kanë pasur rrethanat. Nuk kanë pasur më parë probleme”, tha i afërmi i familjes.

Vajza kishte qenë në emigrim në shtetin e Gjermanisë.

Ajo prej kohësh jetonte me qira në Tiranë.

Fëmijët e mitur jetonin me babain e tyre që pas divorcit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu