Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në minisrën e Martaneshit. Një minator ka humbur jetën teksa ishte duke punuar në minierë.
Për pasojë njëri prej tyre ka humbur jetën dhe një tjetër u plagos.
Ky i fundit po transportohet drejt Tiranës me helikopter, për ndihmë të specializuar.
Bulqizë /informacion paraprak
Me datë 21.05.2024, rreth orës 12.50, dyshohet se janë aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Thekën, Martanesh, shtetasi A.P., dhe H.B., të dy me detyrë vagonist në minierë.
Si pasojë e plagëve të marra shtetasi A.P., ka humbur jetën, ndërsa shtetasi H.B., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.