Sektori i Qarkullimit Rrugor ka arrestuar në flagrancë shtetasen E. Z., 41 vjeçe, pas një aksidenti të ndodhur mëngjesin e djeshëm në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”.
Automjeti i drejtuar nga E. Z. përplasi një automjet tjetër me drejtues shtetasin H. D., 27 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, të dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer në automjetin e drejtuar nga H. D. u dëmtuan.
Fatmirësisht, të tre personat janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale për këtë rast i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme ligjore.