Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. B., 52 vjeç, pasi u kap duke vënë baste sportive nëpërmjet celularit, në lokalin e tij.
Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.