Presidenti Bajram Begaj pret në takim Drejtoren e Korpusit të Paqes, Carol Spahn

0

Presidenti i Repubikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim Drejtoren e Korpusit të Paqes, Carol Spahn.

Kreu i shtetit vlerësoi angazhimin e programit vullnetar amerikan në Shqipëri dhe ndihmesën e dhënë ndër vite.

Presidenti Begaj gjithashtu përcolli përgëzime për palën amerikne e cila ka shprehur angazhimin e saj për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në zgjerimin e shtrirjes dhe ndikimit të programit të Korpusit të Paqes në vend.

Vullnetarët e Korpusit të Paqes kanë zhvillur bashkëpunime me autoritetet vendore dhe qendrore, shoqërinë civile dhe shkollat për zhvillimin ekomunitetit.

Bazuar mbi këtë bashkëpunim, Kreu i Shtetit gjatëtakimit me drejtoren e Korpusit të Paqes Carol Spahn, shprehu bindjen për përkushtimin dypalësh për promovimin e paqes dhe zhvillimit, përmes fuqizimit të rolit të të rinjve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu