Bie në kontakt me energjinë elektrike/ Maliq, humb jetën 45-vjeçari

0

Një 45-vjeçar në Maliq, ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Personi i indentifikuar si Leonard Ymeri ishte duke rregulluar çatinë e një shtëpie ndërkohë që aksidentalisht ka krijuar kontakt me kabllot elektrike.

Si pasojë e këtij kontakti ai ka ndërruar jetë.

Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore për të marrë ndihmën e duhur.

Megjithatë 45-vjeçari ka ndërruar jetë  sapo u dërgua në spital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu