Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të qytetit të Beratit.
Mësohet se një motor, duke qarkulluar nga ulliri në drejtim të Urës së Gorricës, ka goditur një turiste nga Nepali, që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, e shoqëruar nga disa turistë të tjerë.
Përplasja ka qenë aq e fortë saqë turistja dhe drejtuesi i motorit, E.Z,20-vjeç, janë përplasur në asfalt, të plagosur rëndë.
Ata janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po kryejnë këqyrjen e vendngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 15:30, në rrugën urbane “Antipatrea”, në vendin e quajtur “Shtëpia e bardhë”, motomjeti me drejtues shtetasin E. M., 20 vjeç, ka përplasur shtetasen S. TH., 33 vjeçe nga Nepali, këmbësore, e cila u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Gjithashtu dhe drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, ku po kryhen dhe veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.