Arrestohet në Greqi vrasësi i dyshuar i recepsionistit të hotelit në Dhërmi

0

Është arrestuar në Greqi, Gerald Shehu, vrasësi i dyshuar i recepsionistit 31-vjeçar Eraldo Nevruzi në një hotel në Dhërmi.

Mësohet se Shehu është prangosur në aeroportin e Korfuzit, dyshohet gjatë tentativës për t’u arratisur në Britaninë e Madhe.

Gerald Shehu, i cili është njëkohësisht bashkëpronar i “Hotel Greccia” në Dhërmi, dyshohet se ka rrëmbyer recepsionistin nga Tirana, 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi dhe pasi e ka dhunuar e ka ekzekutuar.

Shehu e ka rrëmbyer recepsionistin dhe e ka dhunuar rreth orës 00:30, kur dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri duke e ekzekutuar. Trupi i pajetë i 31-vjeçarit nuk është gjetur ende.

Dëshmia e tij pritet të hedhë dritë mbi ngjarjen, dhe gjetjen e trupit të 31-vjeçarit që dyshohet se ka humbur jetën.

31-vjeçari dhe autori i dyshuar që e ka qëlluar kanë qenë shokë me njëri-tjetrin. Kohët e fundit ata kanë tentur të hapin një biznes bashkë si dhe kanë bashkëpunuar në hotelin ku ka ndodhur ngjarja, “Hotel Greccia”.

Policia dyshon se 31-vjeçari është vrarë pasi nga dëshmitë janë dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe po ashtu janë gjetur gjurmë gjaku. Pamjet filmike nuk janë të qarta se si është larguar 31-vjeçari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu