Pas disa orësh kërkime, është gjetur trupi i pajetë i Eraldo Nevruzit. 31-vjeçari, u ekzekutua me armë zjarri nga Gerald Shehu, bashkëpronari i hotelit ku ai punonte si recepsionist.
Trupi i Nevruzit është gjetur pranë zonës së Vunoit.
“Burime nga policia konfirmojnë gjetjen e trupit të Eraldo Nevruzit. Kontrollet e policisë janë intesifikuar gjatë mëngjesit të sotëm. Kanë qenë 9 grupe në terren. Duke parë lëvizjet e autorit, në një distancë që mund ta kryente për 20 minuta, ai e ka bërë për më shumë se 1 orë, aty janë përqëndruar kërkimet, në zonën e Vunoit. Aty ka hedhur trupin dhe më pas është larguar në drejtim të Korfuzit. Në vijim do të kemi informacione më të detajuara. Trupi është gjetur pranë Vunoit. Gerald Shehu viojon të jetë në Greqi, është këruar përshpejtim i procedurave për ekstradimit në Greqi. Fisheku është gjetur në një nga dhomat e hotelit. Nuk kanë vënë re konflikte mes dy personave para ngjarjes. Nuk janë vërejtur konflikte të mundshme midis dy personave”, thuhet ndër të tjera.
Autori Gerald Shehu e ka qëlluar Nevruzin me dy plumba. Më pas, ai i ka kërkuar dy punonjësve të tij, Daniel Qose dhe David Larti një qese për ta vendosur trupin e pajetë në bagazhin e makinës.
Mendohet se autori dhe viktima janë konfliktuar me njëri-tjetrin ndërsa Gerald Shehu e ka qëlluar dy herë me arme zjarri tek shkallët e hotelit.