SERBIA- Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vulin në një intërvistë të dhënë së fundmi për agjencinë serbe të lajmeve SRNA, tha se NATO i përdor shqiptarët si “mish për top” duke e konsideruar aleancën e Atlantikut si kërcënim për Beogradin.
“Kështu e shikoj unë pranimin e të ashtuquajturës Kosovë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, edhe pse duhet të pranoj se ishte jashtëzakonisht logjike për mua sepse shqiptarët janë këmbësoria e NATO-s, ndaj i duhen gjithmonë që t’i çojnë si mish për top, për të pastruar fushat e minuara në Ukrainë. Kjo do të bëhet nga shqiptarët, pasi nuk do jenë belgë apo nga ndonjë shtet tjetër”, tha Vulin.
I shpallun “non grata” nga SHBA, Vulin tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po bën gjithçka në Kosovë për të provokuar Serbinë që të nisë një luftë, që më pas, sipas tij, të shfaqet NATO dhe të thotë: “Tani do ta mbrojmë ne Prishtinën”.