Gjykata lë në burg 2 punonjësit e hotelit në Dhërmi. Akuzohen se fshehën provat e krimit në v*rasjen e recepsionistit

0

VLORË- Gjykata e Vlorës ka lënë në burg dy punonjësit e hotelit “Greccia” në Dhërmi ku u vra me armë zjarri nga Gerald Shehu, recepsionisti Erald Nevruzi.

Dy punonjësit Daniel Qose dhe David Larti akuzohen se kanë ndihmuar autorin në fshehjen e provave pas kryerjes së krimit dhe gjithashtu kanë ndihmuar në mbështjelljen e trupit të viktimës me qese mbeturinash dhe futjen në makinën e Shehut.

Para gjykatës, dy të rinjtë kanë shfaqur pendesë dhe kanë përsëritur se të gjitha veprimet i kanë bërë pasi pronari i ka kërcënuar me armë. Ata kanë zhdukur të gjitha provat e vrasjes, duke djegur sendet personale, telefonin dhe rrobat e 31-vjeçarit në furrën e picerisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu