Shpërthim i fuqishëm në Tiranë

0

Një shpërthim i fuqishëm dyshohet se ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme. Mësohet se sipas raportimeve të deri tanishme, shpërthimi ka ndodhur në zonën e Myslym Shyrit.

Sipas policisë, nga verifikimet e bëra dyshohet se shpërthimi ka ndodhur në një kantier ndërtimi. Por deri më tani nuk raportohet për dëme materiale ose persona të lënduar.

‘Më datë 10.06.2024, rreth orës 22:10, në rrugën “Myslym Shyri”, ngjitur me fushat e tenisit, në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes’, informon policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu