EMRI/ Në kërkim për vrasje, kapet në Durrës 49-vjeçari. Pritet ekstradimi drejt Spanjës

0

DURRËS- Një 49-vjecar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Durrës për vrasje dhe grup kriminal.

Bëhet fjalë për Armando Masha,  i lindur në Durrës i cili pritet të ekstradohet për në Spanjë.

Ai është lokalizuar nga Forcat Operacionale teksa fshihej në lagjen nr. 13, Durrës.

49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Orgivas, Spanjë, në vitin 2022,  i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, kryer në kuadër të grupit kriminal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu