Mesditën e së shtunës (22 qershor) në urgjencë “Stefan Mekshi” në Sarandë është paraqitur në gjendje të rëndë një fëmijë 2 vjeç.
Fëmija dyshohet se ka konsumuar një sasi medikamentesh.
Menjëherë i është dhënë ndihma e parë dhe për shkak të gjendjes problematike për jëtën është nisur me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Tiranës.
Policia e Sarandës ka nisur hetimet.