Hetimi i SPAK për Arben Ahmetaj, zbulon lidhjen e kreut të Doganave me bosët e inceneratorëve. Udhëtimet e Gazhelit me Mërtirin e Zoton

0

Gent Gazheli, drejtor i Përgjithshëm i Doganave është një tjetër zyrtar i lartë që ka udhëtuar jashtë vendit me Mirel Mërtirin e Klodian Zoton, pronarët “de facto” të inceneratorit të Tiranës, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për korrupsion e pastrim parash.

Në dosjen hetimore të SPAK për ish-zv.kryeministrin zbardhen udhëtimet e Gazhelit me Arben Ahmetaj, Mërtirin e Zoton.

Konkretisht, më datë 27 janar 2012 ora 13:11 Arben Ahmetaj del nga territori i Republikës së Shqipërisë në PKK Kapshticë teksa drejton automjetin me targë TT 5905 T në pronësi të tij. Në makinë bashkë me të ka qenë kunati i tij, Leonard Mene dhe shtetasi Gent Gazheli.
Por në këtë datë, por në orën 15:48 Mirel Mërtiri del gjithashtu nëpërmjet PKK Kapshticë me autoveturë me targë AA6512U (e cila ka qenë në pronësi të Tirana leasing e në vijim kalon në pronësi të shoqërisë Integraitet Teknology Service) teksa ka qenë i shoqëruar me shtetasin Julian Bregu dhe me H.Papa e partneren e tij Stella Gugallja. Po në këtë datë siç shkruhet më tej në dosje, në orën 15:49 shtetasi Klodian Zoto del po nëpërmjet PKK Kapshticë me autoveturë me targë TR 1533 U, I shoqëruar nga bashkëshortja.

Më datë 30 janar 2012 Arben AHmetaj, kunati I tij, Leonard Mene dhe Genti Gazheli kthehen në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë rreth orës 14:00.
Një ditë më vonë, më 31 janar 2012 Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto kthehen po nga Kapshtica, ndërsa bashkëshortja e Zotos, kthehet në Shqipëri në rrugë ajrore.

“Nga tërësia e fakteve konkludohet se ky udhëtim pavarësisht orareve të ndryshme, në të vërtetë është organizuar bashkë, duke pasur parasysh njohjet dhe miqësinë ndërmjet këtyre shtetasve dhe programimin e udhëtimeve të përbashkëta shpeshherë”, shkruan SPAK.

Prokuroria e Posaçme jep detaje edhe mbi detsjet e programinit të këtij udhëtimi. Konkretisht nga të dhënat e përftuara nga ekspertimi I kompjuterave të sekuestruara rezulton se shtetasit Klodian Zoto posedonte biseda të shkarkuara në këto kompjutera nga aparate telefonike.

Evidentohet se këto biseda janë kryer nga Mirel Mërtiri.
Kështu me 19 shtator 2012, Mirel Mërtiri I shkruan numrit të një agjencie udhëtimi emrin e Gent Gazhelit.
Një ditë më vonë, të njëjtës agjenci Mërtiri I kërkon të shikojë cmimin e një hoteli. Agjencia i shkruan Mirelit: Ky është ai (hoteli) që pamë mbrëmë bashkë për Gazhelin. Ndryshimi është 75 euro”.

Në lidhje me një udhëtim të muajit nëntor 2012, SPAK thekson: Më datë 23 nëntor 2012 rreth orës 12:57 rezulton se shtetasi Arben Ahmetaj del nga PKK Qafë Thanë në drejtimin e mhetit me targa TR 5905 T me shtetasit G.K , Genti Gazheli dhe Mirel Mërtiri dhe kthehet me datë 25 nëntor 2012 në orën 11.48 nga PKK Kapshticë me të njëjtën makinë.

Sa më lart janë detaje të dosjes së prokurorëve të Spak që dëshmojnë lidhjen e bosëve të inceneratorëve me zyrtarë të lartë të PS. Në vitin 2012-2013 PS ka qenë në opozitë por Gent Gazheli mbante detyrën e kryefinancierit të kësaj partie. Pak muaj më vonë udhëtimit të përbashkët PS fitoi zgjedhjet dhe Arben Ahmetaj, Gent Gazheli dhe të tjerë persona të përfshirë në këtë dosje morën detyra të larta shtetërore duke ndezur dritën jeshile për vënien në jetë të planeve të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. Çka rezuloi në fund me vjedhjen e miliona eurove në skandalin nga më të mëdhenjtë e 30 viteve të fundit, atë të inceneratorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu