ITALIA- Një 17-vjeçar shqiptar është gjetur i vrarë në Baden Powell në Pescara të Italisë. Mësohet se i riu u gjet në një park, ndërsa në trup kishte disa plagë të shkaktuara nga thika. Mediat italiane shkruajnë se deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarit, pasi nuk ka pasur dokumente me vete.
Bëhet me dije se ekipet e shpëtimit kanë marrë një telefonatë rreth orës 21:00 të së dielës në mbrëmje. Djali me origjinë shqiptare është gjetur me fytyrën të kthyer në tokë. Vrasja duket se ka ndodhur në kulmin e një debati, raportojnë mediat italiane. Të arrestuar janë dy djem, njëri nga të dy është djali i një komandanti policie të stacionit lokal, tjetri djali i një avokati të njohur nga Pescara.
Goditja me thikë ka ardhur nga një debat, por mbetet ende për t’u vlerësuar se cila ka qenë arsyeja, edhe nëse nga hipotezat e para duket se në bazë të përleshjes ka pasur një borxh prej disa qindra eurosh, për çështje droge.