Gjykata e Apelit dënon me 4 vite e 6 muaj burg për Safet Gjicin. Ndryshon akuza për Alma Kaçin

0

TIRANA- Gykata e Posaçme e Apelit ka prishur vendimin e shkallës së parë për Safet Gjicin, duke e dënuar përfundimisht me 4 vite e 6 muaj burg. Kështu, Gjici dënohet me vendim të formës së prerë tashmë jo për shpërdorim detyre por për korrupsion pasiv, ndërkohë mësohet se edhe për Alma Kaçin u ndryshua vepra penale.

Kaçi u dënua më shkallën e parë për prostitucion me 1 vit e 6 muaj burg për akuzën e korrupsionit aktiv. Gjici e Kaçi përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar duke i zbritur 1/3 e dënimit, përkatësisht 3 vite burg për Gjicin e 1 vit për Alma Kaçin.

Ndërkohë bëhet me dije se asnjëri prej tyre nuk mori pjesë në proces, teksa Gjici prej rreth dy muajsh ndodhet në spital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu