GJERMANI- Më pak se një orë na ndan nga startimi i përballjes së rëndësishme të kombëtares Shqiptare me atë të Spanjës në kuadër të fazës së grupeve në “Euro 2024”. Ndërkohë para ndeshjes tifozët shqiptarë mesa duket kanë nisur të pozicionohen në shkallët e stadiumit “Merkur Spiel-Arena”.
Në një video të dërguar në redaksinë tonë duken tifozët shqiptarë të cilët kanë mbushur shkallët e stadiumit. Nga pamjet tifozët duken shumë të qetë dhe të ulur në stolat e tyrë ndërsa e kuqja ka pushtuar arenën. Mesa duket tifozët “Kuqezi” kanë vendosur ti ruajnë energjitë për momentin kur do të startojë ndeshja dhe të bëjnë tifo për ekipin e kombëtarës.
Shqiptarët edhe në ndeshjet e tjera kanë ditur më së miri të ndezin atmosferën si dhe të tregojnë respekt ndaj kundërshtarëve. Tifozët kuqezi gjithashtu kanë treguar se kanë një miqëzi të ngushtë me tifozët italianë dhe kroatë. Miqësi po të ngohtë u faktua edhe sot gjatë ditës më tifozët spanjollë ku tifozët kuqezi kanë kaluar momente të këndsshme bashkë.
Shqipëria mbrëmjen e sotme do të zhvillojë përballjen e saj të tretë për këtë europian në fazën e grupeve. Kombëtarja jonë do të futet në fushën e stadiumit “Merkur Spiel-Arena” me 1 pikë ndërsa Spanja me plot 6 pikë pas dy fitoreve kundër Italisë dhe Kroacisë. Shqipëria do të luftojë sot në orën 21:00 të marrë trepikëshin e parë për të qëndruar akoma në lojë dhe të luftojë për te kaluar në fazën e grupeve. Kombëtarja nuk arriti të merrte më shumë se një pikë ndaj barazimit me Kroacinë ndërsa ndaj Italisë u mposht edhe pas golit që theu rekordin në sekondën e 23.